Skip to content
Të Gjitha

U përplas me trajlerin, drejtuesi i makinës në gjendje të rëndë në spital

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë u regjistrua ditën e sotme në rrugën Dishnicë-Korçë.

B.Z. 40 vjeç, duke drejtuar një trajler, u përplas me mjetin “Hyundai”, i cili drejtohej nga 35-vjeçari E.S.

Ky i fundit u transportua në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 04.03.2020, në rrugën Dishnicë-Korçë, pranë fshatit Dishnicë, shtetasi B.Z., rreth 40 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar mjetin tip trajler është përplasur me mjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin E. S., rreth 35 vjeç, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Korçë, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.