Skip to content
Të Gjitha

U përfshi në një konflikt në lokal, plagoset 38-vjeçari shqiptar në Itali

· 1 min lexim

Një shqiptar është plagosur mbrëmjen e djeshme në Pontecurone, Itali, por ngjarja është bërë e ditur ditën e sotme.

Sipas mediave italiane, shkak është bërë përfshirja në një sherr banal në ambjentet e një lokali, i cili ka vijuar edhe jashtë tij.

Identiteti i shqiptarit nuk është bërë me dije, por ai është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, 38-vjeçari kishte marrë dy plagë të lehta, një në këmbë dhe një në dorë.

Ndërkohë, nuk dihen ende motive e ngjarjes, por hetimet për zbardhjen e saj vazhdojnë ende.