Skip to content
Kronikë

U mendua se ishte vdekje natyrale, zbardhet krimi në Shkodër

· 1 min lexim

Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencën për dosjen e grupit të Leart Haxhiut duke ia dërguar çështjen për hetim Prokurorisë së Posaçme. Kjo pasi nga hetimet e deritanishme krijojnë rrethana të arsyeshme për tu klasifikuar si grup i strukturuar kriminal.

Laert Haxhiu dhe banda e tij akuzohen për disa ngjarje kriminale, mes të cilave 6 vrasje, 2 prej tyre në kryeqytetin grek Athinë.

Ka qenë dëshmia e të penduarit të drejtësisë Artan Tafani që hodhi dritë mbi disa nga vrasjet e kryera nga grupi i Haxhiut.

Ky i fundit është arrestuar në Janinë teksa është në proces për ekstradimin drejt vendit tonë.