Skip to content
Kryesore

U mbyt duke shpëtuar dy turistët e huaj, vijojnë kërkimet për trupin e kapitenit Arben Anamali

· 1 min lexim

Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së, së bashku me punonjës të Bashkisë Shkodër dhe struktura të tjera lokale, janë angazhuar intensivisht në kërkimin e trupit të kapitenit Arben Anamali në liqenin e Shkodrës.

Kapiteni i anijes turistike humbi jetën pas një akti vetmohues për të shpëtuar jetët e turistëve që ndodheshin në bordin e anijes.

Ndërsa të tjerët arritën të shpëtohen, Arbeni nuk u rikthye më në sipërfaqe, duke u kthyer në simbol të guximit dhe sakrificës.

Searchet janë përqendruar në zonën ku ndodhi tragjedia, ndërsa ekipet e specializuara do të vijojnë punën edhe gjatë ditës së sotme për të bërë të mundur gjetjen e trupit.