Skip to content
Kryesore

U martuan pak ditë më parë, çifti i ri shuhet në aksidentin tragjik në Manzë

· 1 min lexim

Një detaj tragjik është zbuluar pas aksidentit të rëndë të ndodhur gjatë natës në Manzë të Durrësit, ku humbën jetën tre persona. Dy prej viktimave, Kleo Vrioni dhe 26-vjeçarja italiane Sara Brugentelli, ishin martuar vetëm pak ditë më parë.

Vali Qyrfyçi, Vrioni, i cili drejtonte automjetin, dhe Brugentelli ndodheshin në makinën tip BMW në momentin e aksidentit.

Dyshohet se Kleo Vrioni humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me një strukturë betoni. Goditja rezultoi fatale për çiftin e sapomartuar, ndërsa jetën e humbi edhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.

Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç. Gjendja shëndetësore e 16-vjeçarit raportohet e rëndë.

Ngjarja ka tronditur familjarët dhe të afërmit e viktimave, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit fatal.