Skip to content
Të Gjitha

U kthye në fshatin e lindjes për t’u vetëvrarë, 62-vjeçari nga Skrapari i jep fund jetës

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Kapinovë të Skraparit.

Një 62-vjeç i dha fund jetës me armë zjarri. Bëhet fjalë për shtetasin Merdar Kërku, banues në fshatin Bicukas në Divjakë baba i 3 fëmijëve.

Ai kishte dy ditë që kishte shkuar në fshatin e tij të lindjes dhe mëngjesin e sotëm është vetëvrarë me armë në kasollen e vjetër pranë tokave të tij. Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë pasi kanë dëgjuar krismën. Trupi i 62-vjeçariit u gjet i mbuluar nga gjaku.

Ende nuk dihen shkaqet që e çuan 62-vjeçarin drejt aktit të vetëflijimit, ndërkohë që policia deklaroi se po vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.