Skip to content
Të Gjitha

U kap me kanabis në shtëpi/ 47-vjeçares i vihen prangat, në kërkim djali i saj

· 2 min lexim

Një 47-vjeçare është arrestuar nga policia në Krujë, për posedim të lëndëve narkotike.

Në kërkim është shpallur dhe djali i saj 27 vjeç, me iniciale C.M.

Gjithashtu është proceduar penalisht një 73-vjeçar me iniciale Xh.M.

Në banesën e tyre policia gjeti 16 kg lëndë narkotike e llojit kanabis.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Krujë

Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Finalizohet nga Policia e Krujës, në bashkëpunim me SHÇBA-në operacioni policor antidrogë i koduar “Noja”.

Sekuestrohen 16 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis sativa.

Arrestohet në flagrancë poseduesja e lëndës narkotike dhe shpallet në kërkim djali i saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me SHÇBA-në në DVP Durrës, pas informacioneve të grumbulluara se në një banesë, në fshatin Nuaj kishte lëndë narkotike organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “Noja”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasja:

  1. M., 47 vjeçe, banuese në Krujë dhe u shpall në kërkim djali i saj shtetasi C. M., 27 vjeç.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi Xh. M., 73 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kg lëndë narkotike, e dyshuar si Cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.