Skip to content
Politikë

U kallëzua nga Fredi Beleri për manipulim pronash, Jorgo Goro shkon në SPAK

· 1 min lexim

Kryetari aktual i Himarës, Jorgo Goro është paraqitur sot në SPAK. Ndaj tij ëhstë bërë një kallëzim për manipulim pronash nga kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri.

Në muajin gusht, Beleri depozitoi një kallëzim penal ndaj rivalit të tij Jorgo Goro si dhe ndaj ish deputetit socialist, Artan Gaçi.

Beleri në kallëzimit denonconte rastin e një sipërfaqe mbi 5 mijë metra katrorë tokë, të cilat i janë njohur trashëgimtarëve të familjes Mëhilli si pronë, përmes dokumenteve të falsifikuar dhe akteve, sipas tij në shkelje të ligjit, nga ana e Goros dhe zyrës së regjistrimit të pasurive.

Sipas Belerit kjo tokë u ble nga deputeti socialist Gaçi.