Skip to content
Të Gjitha

U futën për të ndaluar sherrin, goditen dy punonjësit e policisë në Durrës

· 2 min lexim

Efektivët e policisë së Durrësit kanë ndërhyrë për të shuar një konflikt në lagjen Nr. 14 të qytetit bregdetar.

Mirëpo vetë ata kanë rënë pre e dhunës.

Për këtë arsye efektivët kanë kërkuar ndihmë shtesë.

Ngjarja është regjistruar në afërsi të një karburanti në zonën e Shkozetit.

Pasi erdhën përforcimet, u bë e mundur edhe prangosja e M.H. 44 vjeç dhe F.H. 35 vjeç.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Durrës
Policia ndërhyn për të parandaluar një konflikt mes disa personave, dy prej pjesëtarëve në konflikt kundërshtojnë me dhunë punonjësit e Policisë. Policia ka neutralizuar dhe prangosur dy personat që goditën punonjësit e Policisë për shkak të detyrës. Në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në Shkozet, në afërsi të një karburanti po ndodhte një konflikt mes disa personave.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në drejtim të adresës së dhënë dhe kur kanë mbërritur, dy prej personave të përfshirë në konflikt kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
Shërbimet e Policisë pas ardhjes në ndihmë edhe të shërbimeve të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e tyre. Në përfundim të verimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. H., 44 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, banues në lagjen Nr. 14, Durrës për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë të rendit publik, kryer në bashkëpunim”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.