Skip to content
Kronikë

U ekzekutua mëngjesin e sotëm në Rrëshen, del foto e Martin Bardhit

· 1 min lexim

Mëngjesin e ditës së sotme një ngjarje e rëndë ndodhi në Rrëshen.

Martin Bardhi u ekzekutua nga dy persona të maskuar të cilët ende nuk janë identifikuar. Përpos Bardhit i cili mbeti viktimë e atentatit, u plagosën dhe tre të afërm të tij. Dy prej të plagosurve në atentatin ku mbeti i vrarë Martin Bardhi, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se Olti Gjini dhe Indrit Bardhi janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe po luftojnë për jetën. Ndërsa Ilir Bardhoku është në gjendje më të mirë shëndetësore.  Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në Rrëshen, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan ndaj Bardhit, në biznesin  në pronësi tij, që ndodhet pranë komisariatit të policisë.

Martin Bardhi humbi jetën në vend si pasojë e plagëve, ndërsa plumbat kapën edhe miqtë e tij, me të cilët ndodhej në një tavolinë.

Ndërkohë autorët, të paidentifikuar ende u larguan me një mjet, tip fuoristradë, e cila u gjet e djegur në fshatin Gëziq.