Skip to content
Kronikë

U dhunua nga babai, daja i 6-vjeçares: Gjërat nuk janë siç u publikuan

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë  ndodhi para disa ditësh në Kamëz, ku Rajmond Kunora dhunoi dhe bëri për spital vajzën e tij 6 vjeçe.

Vëllai i nënës së 6-vjeçares së dhunuar në emisionin me “Zemër të Hapur”,  është shprehur në lidhje me ngjarje e rëndë.

Daja i 6-vjeçares shprehet se  është ndjerë i keq ardhur për të gjithë situatën, tregoi se nuk ka qenë dakord për martesën e motrës së tij dhe se gjërat nuk janë siç u bënë publike.

“Informacioni im ka qenë në një tjetër mënyrë. Jam ndjerë shumë keq që disa gjëra nuk i shkojnë familjeve shqiptare… Bëj të qartë se vij nga një familje historike kontribuese për shtetin dhe ligjet shqiptare. Nuk rrjedh nga një familje e degraduar. Jam ndieri pambrojtur, i thyer nga Policia e Shtetit. Asnjëherë nuk jam mbrojtur, kam rritur motra e vëllezër, i kam burrnue, i kam martue dhe rreshtue ndër shokë më të mirë që ka populli shqiptar.

Mua më vjen keq se të rritet fëmija pa praninë e prindërve është shumë e rëndë. Unë nuk kam qenë dakord për martesën e motrës time. Nuk kam qenë dakord se ka qenë i divorcuar…”, ka thënë ai duke shtuar se vjehrra e motrës së tij ka qenë i gjithë problemi.

“E vjehrra e vet e ka marrë për qëllime trafikimi, por nuk i ka ecur. Nuk e kam lejuar”, ka thënë ai.