Skip to content
Të Gjitha

U dënua me 3 vite burg për shpërdorim detyre, ish-drejtori i Policisë së Vlorës apelon vendimin

· 1 min lexim

Avokatët e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela kanë apeluar vendimin ndaj klientit të tyre.

Pas rreth 10 orësh këshillim, trupa gjykuese e Krimeve të Rënda, vendosi 3 vite heqje lirir për Çelën.

Ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, shkruan “Balkanweb”.

Po për të njëjtën akuzë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u dënua me 3 vite shërbim prove, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Tahiri u lirua nga akuzat për grup të strukturuar dhe trafik droge dhe prova e vetme që e implikonte ishte makina “Audi”, që ia kishte shitur njërit prej Habilajve.

Avokati i Tahirit, pritet që të paraqesë të enjten apelimin. Gjithashtu edhe prokurorët e çështjes kanë deklaruar se do ta apelojnë vendimin e gjykatës.