Skip to content
Të Gjitha

U dënua me 1 vit burg, Salianji hedh akuza të forta në drejtim të gjyqtarit Artan Gjermeni

· 2 min lexim

Ish-deputeti demokrat u dënua ditën e sotme me 1 vit burg nga Gjykata Penale.

Në një deklaratë për mediat jashtë dyerve të gjykatës, Salianji u shpreh se vendimi ishte paracaktuar nga kryeministri Edi Rama.

Më tej ai ka hedhur akuza të forta ndaj gjyqtarit Artan Gjermeni, i cili dha vendimin.

Ish-deputeti tha se Gjermeni është anëtar i bandës së Lushnjes.

“Sic ishte e pritshme, një vendimmarrje dhe pretencë e vendosur shumë kohë më parë. As për sy e faqe nuk pritën. E pabazuar në ligj, prova dhe fakte por vetëm në dëshirën e kryeministrit, dhe në karrierën e gjyqtarit, anëtarin e bandës së Lushnjës. Ky vendim i shërben vetëm  karrierës së tij pasgjyqësore që i shërben shokëve të tij të partisë. Ka disa shkelje të qarta, po ky gjyqtar në një çështje tjetër u tërhoq për konflikt interesi”, tha Salianji.

Përsa i përket prokurorëve të çështjes, pavarësisht se nuk përmendi emra, Salianji tha se janë zhytur në lluc dhe kontrollohen nga qeveria.

“Nuk ka mafie, llucë e llumë që më ndalin dhe më izolojnë dot. Kanë tërhequr një llucë të tillë dhe kontrollojnë prokurorë duke i shërbyer mafies. Më bën të privilegjuar që jam në 50 gjyqe me PS. Kam fakte që do t’i bëj publike në ditët në vijim. Parashikimi i kryeministrit ishte i saktë për të intimiduar opozitën, nuk ka asnjë diskutim se drejtësia e vjetër dhe llumi do të demontohen”, tha ai.

Më tej ish-deputeti bëri me dije se do të apelojë vendimin në çdo instancë dhe nëse do të jetë e nevojshme, do të shkojë deri në Strasburg.