Skip to content
Të Gjitha

U arrestua për tjetërsim pronash në bregdet, Apeli zbardh vendimin për kreun e Kadastrës së Durrësit

· 1 min lexim

Gjykata e Apelit ka lënë të lirë kreun e Kadastrës së Durrësit.

Për Liridon Pulën, Apeli vendosi të ndryshojnë masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Detyrim paraqitje”.

Vendimi u dha nga gjyqtari Valbon Çekrezi, shkruan gazeta “Bulevard”.

Pula akuzohet për tjetërsim pronash në bregdet.

Kujtojmë këtu se prokurori i çështjes ishte Arjan Ndoja.

Ky i fundit u akuzua nga kryeministri, Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe, për lidhje me grupet kriminale.

Ndoja akuzohet gjithashtu, për dhunimin e avokatit të Lul Berishës, Ilia Ilia, ngjarje kjo e regjistruar në 2018-ën.

Arjan Ndoja për 4 vite ka arritur të dhjetëfishojë pasurinë.

Ai ka deklaruar se të ardhurat i ka përfituar nga puna si avokat, por këtë profesion e ka ushtruar vetëm për 3 muaj.