Skip to content
Bota

Trump betohet sot si president, Biden lë përfundimisht Shtëpinë e Bardhë

· 2 min lexim

Pas pak minutash, në Kapitol të Uashingtonit do të zhvillohet ceremonia zyrtare e betimit të Donald Trump si President i SHBA.

Ditën e ceremonisë, Trump dhe Zonja e Parë, Melania, mbërritën fillimisht në Shtëpinë e Bardhë, ku u pritën nga çifti Biden, Joe dhe Jill.

Ata konsumuan një çaj në dhomën ovale, dhe me u nis bashkë drejt Kongresit.

Gjatë kësaj dite, Biden përfundoi mandatin e tij katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë dhe la një letër Trumpit në Zyrën Ovale, një traditë për të kaluar te presidenti i ri.

Pas ceremonisë së betimit, Trump do të drejtohet kombit me një fjalim, duke shënuar fillimin e mandatit të tij të 47-të.

Ndërkohë, në mëngjesin e ceremonisë, një shërbim i veçantë u mbajt në Kishën Episkopale të Shën Gjonit, ku Trump dhe bashkëshortja e tij morën pjesë përpara ngjarjes së betimit.

Kjo vizitë në kishë është pjesë e një tradite, ku presidenti i zgjedhur dhe bashkëshortët e tij, pas shërbimit, drejtohen për një takim të shkurtër në Shtëpinë e Bardhë me presidentin në largim dhe bashkëshorten e tij.

Përshëndetje dhe urime kanë ardhur edhe nga liderë të huaj, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, i cili i dërgoi Trump një mesazh urimi për betimin e tij.

Putin theksoi se Moska është e gatshme të angazhohet në dialog me SHBA-në, me një qasje të bazuar në respekt reciprok.