Skip to content
Të Gjitha

Transferohen 15 mijë nxënës, nis sot mësimi në zonat e prekura nga tërmeti

· 1 min lexim

Ditën e sotme do të rinisë mësimi në zonat e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Nxënësit në Tiranë, Durrës dhe Kurbin u ulën sot në bankat e shkollës.

Si pasojë e tërmetit u dëmtuan rëndë 30 shkolla, të cilat dolën jashtë funksionit.

Ndërkohë 15 mijë nxënës do të transferohen në vende të tjera.

Në zonën e Lezhës dhe Mirditës, mësimi filloi më 5 dhjetor.

Tërmeti i 26 nëntorit la pas 51 jetë njerëzish, ndërsa qindra të tjerë u plagosën.

Gjithashtu shumë banesa dhe godina institucionale pësuan dëmtime serioze.

Prokuroria ka nisur punën për të vënë para drejtësisë përgjegjësit njerëzorë.