Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tragjedia në spitalin e Tetovës, zbardhet shkaku i rënies së zjarrit

15:52 05/10/2021
Reading Time: 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë tronditi Tetovën më datë 8 shtator, ku një spital Covid u përfshi nga flakët dhe humbën jetën 14 persona, prej të cilëve 12 pacientë të hospitalizuar me Covid.

Prokuroria Themelore Publike e Tetovës ditën e sotme ka publikuar raportin për zjarrin që shpërtheu në spitalin e këtij vendi. Sipas të dhënave të paraqitura në raport, zjarri ka shpërthyer si pasojë e një kablloje vazhduese, ku ka qenë i vendosur defibrilatori- një pajisje e cila shërben për trajtimin e pacientëve në rast të ndonjë sulmi kardiak.

“Mbinxehja e kabllos shkaktoi zjarrin në kutinë ku ishin të lidhur defibrilatori, karikuesi i telefonit celular dhe një pajisje tjetër”, thuhet në raportin e Prokurorisë.

Prokuroria tha se po vazhdon të hetojë edhe shkaktarët e tjerë të mundshëm dhe shtoi se pas mbledhjes së të gjitha provave verbale dhe materiale, pas shqyrtimit dhe analizimit të tyre, do të merret vendimi për rrjedhën e mëtejshme të procedurës.

Kujtojmë se pas tragjedisë së ndodhur në spitalin e Tetovës ku humbën jetën 14 persona, kanë dhënë dorëheqjen ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, zëvendësministri Ilir Hasani, si dhe dy drejtorë të spitalit të Tetovës. Dorëheqjet, megjithatë, nuk u pranuan ende nga kryeministri Zoran Zaev.

I pyetur se si do të veprojë tani pas publikimit të raportit hetues, Zaev tha se pasi ta ketë lexuar raportin do të dilte në një vendim përfrundmtar.

“Më lejoni ta lexoj raportin, të shoh gjithçka që është publikuar, në mënyrë që të mund të jap qëndrimin tim. Gjatë ditës ose më së voni të mërkurën do të prononcohem”, tha Zaev.

Raporti i Prokurorisë, sipas opozitës maqedonase, është i sajuar nga partitë në pushtet, “për të fshehur fajësinë e drejtuesve të institucioneve përgjegjëse”.

“Është e qartë se Lidhja Social-Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes Prokurorisë në Tetovë, e kanë porositur këtë raport, që u përshtatet atyre për të fshehur përgjegjësinë mbi tragjedinë”, tha nënkryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikollovski. Ai tha se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, është më përgjegjësi për të gjithë rastin, sepse sipas Nikollovskit, “Filipçe është përgjegjës për ndërtimin e spitaleve modulare, që nuk përmbushin kushtet elementare për sigurinë e pacientëve”.

Në hetimin e tragjedisë në spitalin e Tetovës janë përfshirë edhe disa ekspertë gjermanë, të cilët po ashtu pritet të dalin me versionin e tyre mbi shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Shkakutragjedia ne spitalin e tetoveszbardhje

Të tjera

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike
Bota

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike

Kombëtarja e Iranit është tërhequr zyrtarisht nga pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026, turne që do të zhvillohet në SHBA,...

15:37 11/03/2026
Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë
Bota

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

Situata mes Pakistanit dhe Afganistanit ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, pasi qeveria pakistaneze shpalli “luftë të hapur”...

10:39 27/02/2026
Para
Marrëveshja e targave Kosovë-Serbi, Borrell: Bashkëpunimi me SHBA-të ka qenë shumë i mirë

Marrëveshja e targave Kosovë-Serbi, Borrell: Bashkëpunimi me SHBA-të ka qenë shumë i mirë

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip