Skip to content
Aktualitet

Tragjedia në Gjermani, mes viktimave nga përmbytja edhe një çift shqiptar

· 2 min lexim

Në mesin e 183 personave që kanë mbetur viktima si pasojë e përmbytjeve në Gjermani, është edhe një çift shqiptar nga Kosova. Trupi i pajetë i burrit është identifikuar, ndërsa gruaja vazhdon të jetë nën gërmadha. Siç raportojnë mediat në Kosovë, çifti është me origjinë nga Peja.

Të paktën 156 persona kanë vdekur në Gjermani, në atë që është përshkruar si përmbytjet më të këqija në historinë e këtij shteti. Moti i keq, e cilësuar si stuhia “liqeni i ftohtë” ka përfshirë të gjithë Europën Perëndimore. Gjermania është shteti më i goditur, ndërsa dhjetëra viktima janë regjistruar edhe në Belgjikë. Të prekura janë gjithashtu edhe, Luksemburgu, Zvicra, Belgjika dhe Austria.

Vetë kancelarja e Gjermanisë,  Angela Merkel vizitoi sot zonat e shkatërruara nga përmbytjet në Gjermani, për të vëzhguar dëmet dhe për të takuar të mbijetuarit, pas ditëve të reshjeve ekstreme në Evropën perëndimore që kanë sjellë të paktën 183 njerëz të vdekur dhe mijëra të zhdukur.
Kancelarja gjermane udhëtoi sot drejt fshatit Schuld të Rhineland Palatinate, një nga dy rajonet më të goditura në Gjermaninë perëndimore, ku lumi i fryrë Ahr doli nga shtrati. Përveç viktimave, policia raportoi edhe 670 të plagosur. Të paktën 27 persona kanë humbur jetën gjithashtu në shtetin fqinj të Belgjikës.