Skip to content
Bota

Tragjedi në Turqi/ Zjarri përfshin një qendër skish, humbin jetën 10 persona

· 1 min lexim

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya, në provincën Bolu të Turqisë, duke marrë jetën e dhjetë personave dhe duke lënduar më shumë se 30 të tjerë.

Zjarri shpërtheu në katin e katërt të hotelit 11-katësh dhe zjarrfikësit po vazhdojnë përpjekjet për ta shuar atë, njoftoi ministri i Brendshëm turk, Ali Gerlikaya.

Sipas guvernatorit të Bolu, Abdulaziz Aydin, ende nuk janë të qarta shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet janë duke zhvilluar hetime.

Zjarri ka përfshirë katin ku ndodhej restoranti, ndërsa në momentin e shpërthimit të tij, në hotel ndodheshin 234 persona.