Tragjedi në superstradën Lezhë-Shkodër, “Audi” përplas për vdekje 12-vjeçarin me monopatinë

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një fëmije 12-vjeçar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor që lidh Fishtën me superstradën Lezhë-Shkodër.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Audi” ka përplasur fuqishëm monopatinën me të cilën po lëvizte i mituri. Për shkak të plagëve të rënda të marra nga përplasja, 12-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportimit me urgjencë drejt spitalit.
Nga forca e goditjes, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit “Audi”. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e plota të aksidentit tragjik.