Skip to content
Bota

Tragjedi në Itali/ 18-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident rrugor

· 1 min lexim

Një aksident rrugor i rëndë ka ndodhur në Vignola të Italisë, ku kanë humbur jetën një 18-vjeçar shqiptar, Idris Kreshpaj, dhe një 24-vjeçar maroken, Rida Sidrine.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën që çon në Sassuolo, kur makina tip Citroen C3, në të cilën udhëtonin pesë djem, u përmbys disa herë dhe përfundoi duke u goditur me një mur të ulët të një shtëpie.

Sipas hetimeve të para, duket se aksidenti nuk është shkaktuar nga përfshirja e automjeteve të tjera.

Dy pasagjerë të tjerë, të moshës 17 dhe 23 vjeç, kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital me fraktura.

Hetimet për shkaqet e aksidentit janë ende në zhvillim.