Skip to content
Kryesore

Tragjedi në Delvinë: Dy motra 20 dhe 22 vjeçe humbin jetën në aksidentin fatal

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur Sarandën dhe Delvinën mbrëmjen e së shtunës, ku dy motra humbën jetën në moshë shumë të re. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:15, kur një automjet tip “Audi”, i drejtuar nga 23-vjeçari K. N., u përplas me një makinë tip “Lancia”, që drejtohej nga 22-vjeçarja Ela Dhimaku.

Si pasojë e përplasjes së fortë, humbën jetën në vend drejtuesja e “Lancia”-s, Ela Dhimaku, si dhe motra e saj, Rezi Dhimaku, 20 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në të njëjtin automjet. Një pasagjere tjetër, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e plagosur dhe po merr trajtim mjekësor.

Dy vajzat, me origjinë nga Delvina, u shuan në kulmin e rinisë, duke lënë pas një dhimbje të madhe për familjen dhe komunitetin.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit tragjik.