Skip to content
Kronikë

Trafikoi në Shqipëri BMW-në e vjedhur në Norvegji, bie në pranga 26-vjeçari

· 1 min lexim

Është vënë në pranga 26-vjeçari me iniciale G.T., banues në Itali, në kuadër të operacionit policor ”Nord”.

Mësohet se i riu ka rënë në prangat e policisë pasi ka blerë në mënyrë të jashtëligjshme një automjet tip “BMW”, të dyshuar të vjedhur në Norvegji dhe më pas e ka trafikuar atë në vendin tonë.

Mësohet se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “BMW”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.