Skip to content
Kryesore

Tottenham dominon dhe mposht Manchester City-n

· 1 min lexim

Ndeshjet e djeshme në futbollin anglez rihapën garën për titullin kampion në Premier League.

Tottenham dominoi Manchester City-n në transfertë, duke siguruar një fitore të thellë 0-4.

Chelsea triumfoi me një rezultat minimal 1-2 ndaj Leicester City-t, ndërsa Arsenal regjistroi një fitore bindëse 3-0 në “Fly Emirates” kundër Nottingham Forest.

Pas përfundimit të javës së 12-të, renditja kryesohet nga Liverpool me 28 pikë, i ndjekur nga Manchester City me 23 pikë.

Chelsea dhe Arsenal ndajnë vendin e tretë me nga 22 pikë secili.