Skip to content
Politikë

Tonin Marinaj, Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, paraqitet në SPAK

· 1 min lexim

Kryebashkiaku socialist i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, është paraqitur sot në SPAK, por ende nuk janë bërë të ditura arsyet e vizitës së tij në Prokurorinë e Posaçme.

Kujtojmë se disa muaj më parë, grupi parlamentar i PD-së ka dërguar një kërkesë zyrtare për verifikimin e tij nga Prokurori i Përgjithshëm, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Marinaj është akuzuar nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizate kriminale që merret me trafikun ndërkombëtar të drogës.