Skip to content
Të Gjitha

Tjetër aksident\ Tre makina përfundojnë në kanal

· 1 min lexim

Një aksident është shënuar vetëm pak minuta më parë në autostradën Lezhë – Laç.

Tre automjete tip ‘Volkswagen’, ‘Ford’ dhe ‘Peugeot’  janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë përfunduar në kanal.

Nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Po ashtu, më herët mëngjesin e sotëm kanë ndodhur 2 aksidente.

Një aksident ndodhi në Elbasan, ku një makinë përplasi një biçikletë.

Dhe një tjetër një Rubik, ku mbetën 8 të plagosur dhe një i vdekur.