Skip to content
Të Gjitha

Tjetër aksident në Durrës, motori përplas këmbësorin, plagosen tre persona

· 1 min lexim

Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku kanë mbetur të plagosur tre persona

Mësohet se rreth orës 14:30 në lagjen nr.17 në Durrës një motomjet me drejtues shtetasin G.Sh 19 vjeç ka përplasur një këmbesor ku ka mbetur i plagosur vetë këmbësori dhe pasagjeri që ishte në motomjet, të cilët janë dërguar për në spital nen kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi I policisë 
Rr
eth orës 14:30, në lagjen nr.17, Durrës, një motomjet me drejtues shtetasin G.Sh., 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H.B., 72 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar këmbësori shtetasi H.B., drejtuesi i motomjetit shtetasi G.Sh., dhe pasagjeri në motomjet shtetasi R.H., 18 vjeç, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.