Skip to content
Uncategorized

Titulli luhet në 3 qytete, ja vendimi i FSHF-së për situatën kaotike me trofeun

· 2 min lexim

Si asnjëherë më parë në Shqipëri, titulli kampion në Superiore do të vendoset vetëm në vërshellimën finale të sezonit. Kur ka mbetur vetëm një javë për t’u luajtur, janë plot 4 skuadra që synojnë titullin: Teuta, Vllaznia, Laçi dhe Partizani. Teuta do të luajë në Durrës, Vllaznia në Shkodër kundër Laçit dhe Partizani në Ballsh, kundër Bylisit.

Duke parë këtë situatë, presidenti i FSHF-së, Armando Duka, nuk e di se te cili stadium duhet të jetë prezent për të dorëzuar trofeun, prandaj do të rrijë në dispozicion në selinë e FSHF-së dhe sapo të vendoset ekipi kampion, do të udhëtojë së bashku me trofeun me helikopter drejt stadiumit ku ndodhet ekipi triumfues.

Njoftimi i Federatës Shqiptare të Futbollit:

“U zhvillua ditën e sotme mbledhja online e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit, nën drejtimin e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Në këtë mbledhje u diskutua në lidhje me ceremoninë e dorëzimit të titullit kampion për sezonin 2020-2021 në Kategorinë Superiore.

Duke parë se 90 minuta përpara fundit të sezonit në garë për titullin kampion janë katër skuadra, Komiteti Ekzekutiv vendosi organizimin e 3 ceremonive, në Ballsh, Durrës dhe Shkodër. Në të tre qytetet do të jetë trofeu i kampionit, zyrtarë të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërkohë që Presidenti Duka i cili do të dorëzojë trofeun, do të udhëtojë drejt stadiumit ku do të dorëzohet titulli, menjëherë pas përfundimit të lojës së rregullt”.