Skip to content
Të Gjitha

Tiranë/ U përplas nga makina, ndërron jetë këmbësori

· 1 min lexim

Tiranë– Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në “Rrugën e Durrësit”.

Një makinë e tipit “Mercedes Benz” ka përplasur një 73- vjeçar.

I moshuari, me iniciale Gj.L. ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve dhe plagëve të marra.

Ndërkohë Policia ka arritur të arrestojë në flagrancë shtetasin E. M., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Policia Rrugore e Tiranës

Aksidenton me automjet një 73-vjeçar në “Rrugën e Durrësit”, arrestohet drejtuesi i automjetit.

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. M.,27 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi duke qarkulluar me automjetin, tip ‘”Mercedes Benz”, në rrugën e “Durrësit”, ka përplasur shtetasin Gj. L., 73 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve dhe plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorr me pasojë vdekje” në ngarkim të shtetasit E. M.