Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tirana hyn, për herë të parë, në listën e qyteteve eficiente për të investuar, por renditet pas Shkupit e Prishtinës

08:30 17/02/2023
Reading Time: 3 min lexim

Tirana është renditur, për herë të parë këtë vit, në listën e qyteteve europiane që janë më eficiente për të investuar, sa u përket kostove, duke iu bashkuar në këtë mënyrë kryeqyteteve të tjera rajonale, që kanë qenë gjithnjë në këtë listë.

Raporti publikohet çdo vit nga FDi Intelligence dhe kërkon të gjejë qytetet dhe rajonet më premtuese për të bërë biznes në të gjithë Europën, jo vetëm për ata që u përkasin BE-së.

Tirana renditet e gjashta vetëm në një kategori, atë të 10 qyteteve me madhësi të mesme për sa i përket eficiencës së kostove. Në vend të parë është Chisinau e Moldavisë. E dyta është L’viv në Ukranië.

Prishtina e Kosovës pozicionohet më mirë sesa Tirana, duke u renditur në vendin e tretë. I katërti është sërish nga rajoni, Shkupi i Maqedonisë së Veriut. Në vend të pestë është Eskisehir i Turqisë dhe më pas renditet Tirana.

Treguesi i eficiencës së kostos, i matur nga FDi Intelligence, sipas metodologjisë së shpjeguar prej saj, merr parasysh elemente të tilla si paga mesatare e punonjësve të kualifikuar dhe të pakualifikuar, qiraja për zyra premium industriale sipas kategorisë A, paga minimale, kosto e hapjes së biznesit, kosto e regjistrimit të pasurisë, kosto e lejeve të ndërtimit, çmimet e naftës, çmimet e hoteleve me 4 dhe 5 yje, kosto e lidhjes së energjisë, tatimfitimi, TVSH, normën totale të taksave në % të fitimit dhe të ardhurat për frymë të vendit, të matura sipas fuqisë blerëse.

Beogradi i Serbisë është në të njëjtën kategori, por për qytetet e mëdha, ndërsa renditet i shtati ndër qytetet e mëdha për kapitalin human dhe stilin e jetesës, krahas qyteteve gjermane, suedeze, franceze, belge, holandeze e polake.

Edhe Podgorica është në listën e qyteteve me kosto eficiente, por në kategorinë e rajoneve të vogla.

Në Europë, kryeson Londra

Sipas raportit, kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar ruan kryesimin në listën e Qytetit Europian të së Ardhmes në kategorinë e qyteteve të mëdha. Në shtatë vitet, që kur vendi votoi për t’u larguar nga BE-ja, Londra vazhdimisht ka mposhtur konkurrencën nga qytetet e tjera të kontinentit.

Amsterdami, kryeqyteti i Holandës, është ngjitur në vend të dytë në renditen e qyteteve më të mëdha, duke qenë një magnet për firmat e kapitalit, që kërkojnë një bazë në Europë, si dhe një ndër lokacionet më popullore për qendrat e të dhënave.

Dublini i Irlandës është i treti, teksa ekspertiza financiare vijon që të tërheqë banka të huaja.

Energjia e rinovueshme është një nga sektorët kyç që tërheq projekte. Dy sektorët e tjerë që po marrin vëmendje janë projektet e logjistikës dhe të industrisë automotive. Nxitja më e madhe për industrinë automotive është plani i Bashkimit Europian për të ndaluar prodhimin e makinave me djegie deri në vitin 2035.

Dy sektorë, që zakonisht kanë qenë tërheqës, shënuan rënie të fortë në 2022, konkretisht pasuritë e paluajtshme dhe gjysmëpërçuesit. Vitin e kaluar, investimet në prona ranë me më shumë se gjysma dhe gjysmëpërçuesit me gati një të tretën.

ARSYET QË E BËJNË NJË QYTET EFICIENT PËR TË INVESTUAR

  • Paga mesatare e punonjësve të kualifikuar dhe të pakualifikuar
  • Qiraja për zyra premium industriale sipas kategorisë A
  • Paga minimale
  • Kosto e hapjes së biznesit
  • Kosto e regjistrimit te pasurisë
  • Kosto e lejeve të ndërtimit
  • Çmimet e naftës
  • Çmimet e hoteleve me 4 dhe 5 yje
  • Kosto e lidhjes së energjisë
  • Tatimfitimi
  • TVSH
  • Norma totale e taksave në % të fitimit
  • Të ardhurat për frymë të vendit, të matura sipas fuqisë blerëse. /RevistaMonitor

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para
“Escape”/ Goditet përsëri grupi kriminal, 2 të arrestuarit pritet të ekstradohen drejt Spanjës

“Escape”/ Goditet përsëri grupi kriminal, 2 të arrestuarit pritet të ekstradohen drejt Spanjës

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip