Skip to content
Të Gjitha

TIA publikon rregullat e reja për të udhëtuar drejt Italisë dhe ka vetëm dy kërkesa

· 2 min lexim

Tirana International Airport ka njoftuar mbrëmjen e sotme rregullat që duhet të kenë parasysh qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Italisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook TIA shkruan se Agjencia Kombëtare e Aviacionit Civil Italian ka vetëm dy kërkesa për shqiptarët që udhëtojnë në Itali, e para ka të bëjë mbi përdorimin e maskës. Kërkohet vetëm maskë kirurgjikale, në rast të kundërt mund të mos lejohet hyrja në Itali.

Ndërkohë kërkesa tjetër e italianëve është plotësimi i formularit të vetdeklarimit, të cilin duhet ta printosh dhe plotësosh paraprakisht. Njëra kopje duhet të dorëzohet në momentin e check-in (te pranimit të biletës) dhe kopja tjeter duhet të dorëzohet tek autoritetet lokale italiane në destinacionin e mbërritjes.

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Itali

Agjencia Kombëtare e Aviacionit Civil Italian ka përcjellë këto dy kërkesa për pasagjerët që udhëtojnë nga Shqipëria, me qëllim që procesi i kalimit të udhëtarëve nëpër aeroporte të lehtësohet

Çdo pasagjer që udhëton drejt Italisë duhet të jetë i pajisur vetëm me maskë kirurgjikale. Pasagjerët që përdorin lloje të tjera të maskave, mund të mos lejohen të hipin ne bordin e avionit.

Formularët e vetëdeklarimit duhet të printohen dhe të plotësohen paraprakisht. Njëra kopje duhet të dorëzohet në momentin e check-in (te pranimit të biletës) dhe kopja tjeter duhet të dorëzohet tek autoritetet lokale italiane në destinacionin e mbërritjes. Plotësimi i formularit para udhëtimit ndihmon në minimizimin e qëndrimit për një kohë të gjatë në radhë gjatë procesit të kontrollit.

Udhëtimet mbeten ende të kufizuara.

Ju lutem gjeni formularin në linkun e mëposhtëm:

http://www.tirana-airport.com/…/15984515615144FORMAL_STATEM…

Ju faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport