Skip to content
Kryesore

Thyen “arrestin shtëpiak” dhe tenton të përdhunojë fqinjen, në kërkim 55-vjeçari nga Elbasani

· 1 min lexim

Një 55-vjeçar nga Elbasani është shpallur në kërkim nga policia pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për dhunë në familje.

Sipas kallëzimit të bërë pranë autoriteteve, ai dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një vajzë 25-vjeçare, e cila është fqinje me të.

Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit.

Forcat e rendit po vijojnë punën për lokalizimin dhe ndalimin e të dyshuarit, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për shtetasin I. F., 55 vjeç, i cili akuzohet për thyerje të masës së sigurisë dhe tentativë për marrëdhënie seksuale me dhunë.