Skip to content
Kryesore

Theu legenin në burg, ish-shefi i qarkullimit kalon në arrest shtëpie

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për ish-shefin e Komisariatit Rrugor të Tiranës, Roven Zeka, duke e liruar nga paraburgimi dhe vendosur në arrest shtëpie.

Vendimi u mor pas dorëzimit të ekspertizës mjekësore që konfirmon se Zeka ka pësuar dëmtim në zonën e legenit, pas një rrëzimi në qeli.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, gjykata vlerësoi se masa më e butë e sigurisë ishte e justifikuar.

Zeka akuzohet nga SPAK për korrupsion, në kuadër të një hetimi që lidhet me manipulimin e procedurave për një aksident rrugor.

Më herët, Gjykata e Apelit të Posaçëm kishte lënë në fuqi arrestin me burg për të dhe për oficerin Edison Tabaku.

Ndërkohë, një tjetër i përfshirë në çështje, shefi i hetimeve të aksidenteve, Sokol Novaku, është lënë më herët në arrest shtëpie, për shkak të rrethanave familjare.