Skip to content
Kronikë

Thellohet skandali, “Maliqët me ligjin në dorë” lirojnë nga burgu “veglat” e Trifon Muratajt

· 3 min lexim

Nuk rreshtin shkeljet në lidhje me superskandalin e “Banna King”. Ditën e sotme “Maliqët me ligjin në dorë” lanë të lirë edhe të arrestuarit e fundit të dyshuar si të implikuar në trafikun e drogës në arkat e kompanisë së Trifon Muratajt. Duket se ky i fundit i paska tentakulat shumë të shtrira në radhët e qeverisë, por jo vetëm. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Durrësit tregoi se Murataj nuk e paska hiç të vështirë të mbyllë punët edhe me gjyqësorin e famshëm të “reformës në drejtësi”.  Ndonëse gjithçka është e qartë si “drita e diellit” kryetrafikantit Trifon Murataj  nuk i hyn “gjemb në këmbë” për sa kohë nga borderotë e tij dalin çeqe që mbajnë emra që nga qeveria me në krye Ramën e deri tek gjyqësori dhe policia. Kujtojmë se për shkak të skandalit në Portin e Durrësit ku 49 arka me “banane” të porositura nga karteli i Trifonit humbën, ndonëse porositësi nuk u pohua nga policia e blerë e Ramës është e qartë tashmë,  u arrestuan 20 zyrtarë të portit, pasi akuzohen se shpërdoruan detyrën. Por sot nuk ka asnjë prej tyre në burg, pasi Trifoni kujdeset për të tijët. Pak pas arrestimit u liruan 12 prej tyre, ndërsa sot Gjykata e Durrësit la të lirë edhe 8 të arrestuarit e tjerë.

Ndërkohë kujtojmë se edhe gazetari investigativ Artan Hoxha kur plasi skandali   ka ironizuar duke shkruajtur “erdhi malli i mirë, erdhi, hajde banane nga Ekuadori”, theksa ka  bërë një vizitë në Portin e Durrësit.  Gjithashtu Hoxha dha detaje në lidhje me sasinë e madhe të kokainës që dyshohej se u nxjorr nga kontejnerët e ardhur nga Ekuadori.

Kjo ngjarje po kalon në qetësi nga autoritetet dhe pseudomediat të cilat lujnë çdo ditë në sfond këngën e “Banna King”, pra janë blerë nga paratë e drogës.

Gledis Nano ka “mësuar nga gabimet” e së shkuarës dhe po e mbron me fanatizëm kompaninë e Trifon Muratajt, që vazhdon të bëjë “kërdinë” me kokainë të kamufluar mes bananeve.   Pra edhe pse vazhdon të mbahet e fshehtë nga autoritetet kompania së cilës i përket, kontejneri është “Zico Sh.p.k”, e biznesmenit të bananeve “Bana King”,  Trifon Murataj.   Trifon Murataj ka fuqinë që të bëjë të heshtin edhe strukturat e larta shtetërore, që kanë për detyrë të zbardhin ngjarjen dhe të vendosin në pranga personat përgjegjës.

Çudia më e madhe këtu është se si dikush që i ka të gjitha pushtetet në dorë si Edi Rama nuk bën asnjë lëvizje në lidhje me diçka që ka dalë sheshit. Ka vetëm një motiv Rama është pjesë e “çekmarrësve” të këtij trafiku.