Skip to content
Aktualitet

Test të falsifikuar për të kaluar në Maqedoni, arrestohen babë e bir

· 2 min lexim

Policia e Dibrës ka arrestuar dy persona, babë e bir, të cilët janë paraqitur në doganën e Bllatës me teste PCR të falsifikuar. Të dy ata kanë dashur të futen në Maqedoni duke mos kryer një test të rregullt PCR, por janë mjaftuar me falsifikimin e të dhënave.

“E. N., 47 vjeç; E. N., 24 vjeç, (babë e bir), banues në Peshkopi. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë verifikimit të dokumentave në lidhje me masat anti-covid, dhe kufizimet që zbatohen gjatë udhëtimit për kalimin e kufirit, shtetasit e lartëpërmendur iu kanë paraqitur shërbimeve të Policisë në PKK Bllatë, formularë vaksinimi me të dhëna të rreme e të falsifikuara, me qëllim kalimin e kufirit”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë

Dibër

Paraqitën  formularë vaksinimi me të dhëna të falsifikuara, me qëllim kalimin e kufirit, arrestohen nga Policia 2 shtetas (babë e bir)

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Pikës së Kalimit Kufitarë Bllatë,  arrestuan në flagrancë shtetasit

N., 47 vjeç; E. N., 24 vjeç, (babë e bir), banues në Peshkopi. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë verifikimit të dokumentave në lidhje me masat anti-covid, dhe kufizimet që zbatohen gjatë udhëtimit për kalimin e kufirit, shtetasit e lartëpërmendur iu kanë paraqitur shërbimeve të Policisë në PKK Bllatë, formularë vaksinimi me të dhëna të rreme e të falsifikuara, me qëllim kalimin e kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.