Skip to content
Të Gjitha

Terrorizoi turistët spanjollë, Gjykata e Vlorës jep dënimin për Mihal Kokëdhimën

· 1 min lexim

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 1 vit heqje lirie Mihal Kokëdhimën.

Ky i fundit akuzohet për “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrim prone”.

Mihal Kokëdhima u bë i famshëm pas incidentit me turistët spanjollë.

Konflikti nisi pas ngatërrimin të porosisë për numrin e peshqve, në lokalin e tij në zonën e Porto Palermos.

Biznesmeni spanjoll, Eugenio Galdon, së bashku me familjen u terrorizuan nga Kokëdhima.

Pasi i ndoqi nga pas, Kokëdhima hipi mbi kofanon e makinës ku ndodheshin turistët spanjollë dhe qëndroi i varur për rreth 3 km.

Gjatë kësaj kohe ai tentoi të shqyente xhamin e përparmë të mjetit.

Incidenti bëri bujë edhe në mediat ndërkombëtare, të cilët e pagëzuan Kokëdhimën me nofkën “Terminatori”.

Menjëherë pas arrestimit, IKMT prishi lokalin e Kokëdhimës.