Tërmet në Shqipëri, lëkundje me magnitudë 3.8, ja epiqendra

Një tërmet është regjistruar mesditën e sotme në Shqipëri, me epiqendër pranë Lushnjës.
Sipas të dhënave sizmologjike të Institutit të Gjeoshkencave, lëkundja ka qenë me magnitudë 3.8 dhe është regjistruar rreth 8 kilometra në verilindje të Lushnjës dhe rreth 29 kilometra në jugperëndim të Elbasanit.
Tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 5 kilometrash.
Deri më tani nuk raportohen të dhëna për dëme materiale apo persona të lënduar.