Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tentuan të grabisin një banesë në Lushnje, kapen në flagrancë 2 hajdutët

11:28 01/07/2023
Reading Time: 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë është parandaluar gjatë natës në një fshat të Lushnjës, ku dy persona kanë tentuar që të grabisnin një banesë.
Ngjarja në fjalë është regjistruar në fshatin Bubullimë. Falë informacioneve në kohë, u kapën në flagrancë në oborrin e banesës ku donin të vidhnin, pa hyrë ende në brendësi të saj, Gentian Bajrami dhe Ramazan Troka.
Po ashtu u arrestua dhe bashkëpunëtori i tyre, Volter Alushaj, që i transportoi me makinë.
NJOFTIMI I POLICISE
Të maskuar dhe me armë zjarri, tentuan të vidhnin gjatë mesnatës, në një banesë në fshatin Bubullimë, falë informacioneve të marra nga qytetarët dhe mbërritjes së menjëhershme të Policisë, në vendngjarje, kapen në oborrin e banesës ku synonin të vidhnin dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Në pranga edhe një 30-vjeçar i cili transportoi këta shtetas në vendngjarje, dhe priste për t’i marrë sërish, pas kryerjes së krimit. Policia sekuestron 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me municion luftarak, 2 maska, doreza plastike, 10 lidhëse plastike të lidhura në formë prangash dhe automjetin që drejtonte 30-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, mesnatën e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit, nga banorë të fshatit Bubullimë, se kishin parë disa shtetas të maskuar që po lëviznin në drejtim të një banese në këtë fshat, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje për të verifikuar situatën e njoftuar.
Si rezultat i mbërritjes së menjëhershme të shërbimeve, si dhe ndërhyrjes së organizuar dhe profesionale, në kuadër të operacionit “Momenti”, u bë i mundur parandalimi i një vjedhjeje, e cila mund të kishte rezultuar me pasoja për jetën e poseduesve të banesës, pasi njëri nga autorët e dyshuar ishte i pajisur me pistoletë.
Për këtë rast, u kapën në flagrancë në oborrin e banesës ku donin të vidhnin, pa hyrë ende në brendësi të saj, dhe u arrestuan shtetasit G. B., 22 vjeç dhe R. T., 29 vjeç, të dy banues në Radostinë, Fier.
Gjithashtu, u kap dhe u arrestua shtetasi V. A., 30 vjeç, banues në Radostinë, Fier, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka sjellë shtetasit G. B. dhe R. T., në vendngjarje, me automjet, dhe po i priste ata në vendin e quajtur “Rotondoja e Kolonjës”, për t’i marrë sërish, pas kryerjes së krimit.
Në cilësinë e provës materiale, shtetasve G. B. dhe R. T. iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me municion luftarak, 2 maska, doreza plastike dhe 10 lidhëse plastike të lidhura në formë prangash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje me armë”, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën
Aktualitet

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Ky është ndoshta ndryshimi më konkret që ka prodhuar protesta deri tani. Fitorja e parë nuk është vetëm institucionale. Është...

14:22 19/06/2026
Para
“Ti vendosen sanksione Beogradit”, Berisha shpreh mirënjohje ndaj kryeministrave të Kroacisë dhe Sllovenisë

“Ti vendosen sanksione Beogradit”, Berisha shpreh mirënjohje ndaj kryeministrave të Kroacisë dhe Sllovenisë

Lajmet e fundit

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip