Skip to content
Të Gjitha

Tentoi të vidhte farmacinë me pistoletë lodër, arrestohet shqiptarja 30-vjeçare (DETAJE)

· 1 min lexim

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur pasditen e sotme në Prizren, ku një 30-vjeçare ka tentuar që të vjedhë një farmaci me anë të një pistoletë lodër.

Bëhet me dije se vajza, e pajisur me një maskë Covid-19, është futur në farmaci dhe nën kërcënimin e armës lodër, ka tentuar që të merrte xhiron e ditës.

“Rreth orës 19:00 në rrugën Ismail Kryeziu pronarja e një barnatores ka raportuar për një rast të vjedhjes, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një femër viti i lindjes 1990, e cila ka qenë me maskë dhe një armë lodër”, thuhet në njoftimin e policisë së Prizrenit./GazetaReforma.com/