Skip to content
Kryesore

Tentoi të kalonte trafik-ndarësen, humb jetën një kalimtare në Kavajë

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur sot në Kavajë.

Viktima, ende e paidentifikuar, mendohet të jetë në moshën 45-50 vjeç dhe po kalonte trafik-ndarësen në momentin kur u përplas nga një automjet.

Sipas burimeve paraprake, drejtuesi i mjetit po parakalonte kur ndodhi përplasja fatale.

Ai është shoqëruar nga policia, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.