Skip to content
Të Gjitha

Tentoi të fuste heroinë në burgun e Fushë-Krujës, arrestohet 35-vjeçari

· 2 min lexim

Një person është arrestuar nga policia, pasi tentoi të fuste heroinë në burgun e Fushë-Krujës.

Në pranga ra 35-vjeçari me iniciale A.N., banues në Durrës.

Gjatë kontrollit, policia gjeti 10 gr heroinë, të cilat i riu i kishte fshehur në xhepin e xhupit.

Lënda narkotike u sekuestrua nga policia, nën cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Krujës për veprime të mëtjeshme.

Njoftimi i policisë

Durrës

Tentoi të fuste lëndë narkotike heroinë në I.E.V.P Fushë-Krujë, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë e I.E.V.P Fushë-Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 35 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë në I.E.V.P Fushë-Krujë, më datë 31.10.2019, gjatë kontrollit të shtetasve që hyjnë për të takuar familjarët e tyre që vuajnë dënimin në ambientet e I.E.V.P-së Fushë- Krujë, e kanë kapur në flagrancë duke futur 10 gr. lëndë narkotike të dyshuar heroinë, të cilat i kishte futur në xhepin e një xhupi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 gr. lëndë narkotike, e dyshuar heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”.