Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tentoi të fshehë provat që implikonin të vëllain, Gjykata jep masën e sigurisë për oficerin e policisë

11:17 11/08/2025
Reading Time: 2 min lexim
Tentoi të fshehë provat që implikonin të vëllain, Gjykata jep masën e sigurisë për oficerin e policisë

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për një efektiv policie, i cili akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimet në një çështje ku është i përfshirë i vëllai i tij, Edison Pemaj. Ky i fundit u arrestua më herët për veprimtari të paligjshme që përfshijnë fajde dhe kanosje.

Polici, me detyrë në Patrullën e Përgjithshme në Komisariatin Nr. 4 të Tiranës, akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ai, në bashkëpunim me një tjetër shtetas, E.D., ka tentuar të fshehë prova materiale me qëllim favorizimin e të arrestuarit. Edhe ndaj shtetasit E.D. është vendosur e njëjta masë sigurie.

Nga ana tjetër, Edison Pemaj, i cili shërbente si Specialist për Hetimin e Krimeve në Seksionin e Narkotikëve në Policinë e Elbasanit, u arrestua më 5 korrik. Hetimet zbuluan se ai u jepte persona të ndryshëm para me fajde dhe më pas ushtronte presion e kërcënime për rikthimin e shumave me interesa të larta. Gjatë operacionit ndaj tij, policia sekuestroi edhe pesë automjete të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj një punonjësi policie dhe një shtetasi të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

– Inspektor E. P., me detyrë Trupë Shërbimi / Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë.
– Shtetasi E. D., banues në Tiranë

Në vijimësi të hetimeve të thëlluara në kuadër të operacionit “Last rent”, ka dyshime se punonjësi i policisë në bashkëpunim me shtetasin e sipërpërmendur, kanë tentuar të fshehin prova materiale lidhur me ndalimin me datë 05.07.2025 të punonjësit të policisë E. P., (vëllai i punonjësit E. P.) i dyshuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: masa e siguriseoficeri i policise

Të tjera

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur
Aktualitet

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Në mes të protestave qytetare dhe klimës së tensionuar politike në vend, Parlamenti vijon axhendën e tij sikur jashtë dyerve...

12:49 19/06/2026
Para
Dita e shtatë e zjarreve në Finiq, pritet ndërhyrja e dy helikopterëve nga Greqia

Dita e shtatë e zjarreve në Finiq, pritet ndërhyrja e dy helikopterëve nga Greqia

Lajmet e fundit

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip