Skip to content
Kronikë

Tentativë për vrasjen e një prej “bosave” të Kotorrit, arrestohet shqiptari

· 1 min lexim

Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet malazeze në pikën kufitare të Sukobinit. 25-vjeçari shqiptar dyshohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i cili mësohet se do të kryente vrasjen e një anëtari të klaneve të Kotorrit.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij, ndërsa në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori i tij nga Armenia, 35 vjeç, ndërsa një tjetër, po nga Armenia, është shpallur në kërkim.

Siç bëjnë me dije mediat malazeze, policia e Budvës mbrëmjen e djeshme ka vërejtur një automjet “VË Polo” me targa të Barit në rrugën “Slovenska plaža”, të cilin e ka ndaluar dhe i ka kryer kontroll. Tre personat që kanë qenë në makinë kanë tentuar të largohen, por vetëm njëri ia ka arritur.

Ndërkaq, në automjet u gjetën dy pistoleta ‘Glock’ me 19 fishekë secila, një pistoletë automatike ‘Scorpion’ me silenciator dhe 17 fishekë, dy maska ​​silikoni si dhe disa palë doreza dhe rroba për ndërrim.

Hetimet janë në vijim e sipër, për të zbardhur rrethanat nën të cilat ishte planifikuar kryerja e kësaj vrasjeje.