Skip to content
Të Gjitha

Tensionohet situata në Shkodër, protestuesit përplasen me policinë nën thirrjet “Rama ik”

· 1 min lexim

Paraditen e sotme shumë mbështetës të opozitës kanë protestuar para bibliotekës së Universitetit të Shkodrës, pasi po mbahet mbledhja për konsituimin e Këshillit Bashkiak.

Protestuesit janë konfrontuar me Policinë duke hedhur edhe shishe në drejtim të tyre. Nën thirrjet “Rama ik”, ata kanë tentuar të hyjnë në ambientet e brendshme, por mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës po vijon normalisht.

Në këtë mbledhje do të zgjidhet fillimisht kryetari, sekretari i këshillit e më pas zëvendësit e tyre.