Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tensionet Greqi-Turqi, Misotakis deklaratë të ashpër ndaj Erdoganit

18:05 29/09/2022
Reading Time: 2 min lexim

Vazhdon të jetë e tesionuar situata mes Greqisë dhe Turqisë, ndonëse ka pasur një ndërhyrje të shumtë të zyrtarëve të Perëndimit për qetësimin e gjakrave. Këtë të mërkurë Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis,  i ka dërguar një mesazh të qartë Erdoganit, duke e paralajmëruar që do të përballet me ndëshkime nëse guxon të shkelë kufijtë territorial grek.

“Ujërat tona nuk do të preken. Kufijtë tanë janë blu dhe jo gri. Grekët mbyllin veshët para kërcënimeve, duke dëgjuar vetëm zërin e drejtësisë dhe historisë. Kushdo që shkel kufijtë, në fund dënohet. Shekulli 21 nuk i përshtatet vizioneve perandorake të epokave të tjera”, tha Mitsotakis.

Këto deklarata të Kryeministrit të Greqisë erdhën gjatë ceremonisë së emërtimit të anijes së re raketore të Marinës “Toger Vlahakos”.

Micotakis theksoi se asnjë vend nuk ka të drejtën të ndërhyjë në çështjet e brendshme të vendit dhe mënyrën se ai do që të mbrohet.

“Askush nuk duhet të ndërhyjë në mënyrën se si Greqia do të organizojë mbrojtjen e saj. Ajo që është e rëndësishme sot është gatishmëria vigjilente, është uniteti dhe vendosmëria e palëkundur. Këto janë edhe përgjigjet më të forta që kemi ndaj fjalëve të mëdha të disa të tjerëve.”

Ai nënvizoi se problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe sipas ligjit ndërkombëtar.

Këtyre deklaratave u është përgjigjur menjëherë Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, i cili ka paralajmëruar se për aq kohë që Athina nuk zbaton marrëveshjen e çmilitarizimit të ishujve, Turqia do të veprojë.

“Sigurisht, ndërsa Greqia shkel statusin e ishujve të çmilitarizuar në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ne nuk mund të jemi joaktiv. Si në Egje dhe në Qipro do të marrim masat e nevojshme për të konsoliduar interesat dhe sigurinë tonë dhe për të mbrojtur të drejtat e turqve qipriotë”

Një ditë më parë, presidenti turk akuzoi shtetet e bashkuara të Amerikës që po mbajnë anën e grekëve duke prishur statusin e neutralitetit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një fëmijë 11-vjeçar dyshohet se është mbytur teksa...

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Para
I dënuar për mashtrim 140 milion dollarësh, ja dënimi që kërkoi prokurorja Arta Marku

I dënuar për mashtrim 140 milion dollarësh, ja dënimi që kërkoi prokurorja Arta Marku

Lajmet e fundit

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip