Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tensione në GJKKO, gjyqtarja Margjeka e irrituar para marrjes në pyetje, “Kam 5 orë që pres policinë të më shoqërojë”

13:37 12/09/2020
Reading Time: 2 min lexim

Shoqërimi i gjyqtares Mimoza Margjeka për në GJKKO është shoqëruar me tensione dhe përplasje verbale mes saj dhe efektiveve të policisë.

Gjyqtarja Margjeka u shfaq para kamerave e irrituar, duke u kërkuar llogari uniformave blu për urdhrin e gjykatës për shoqërimin e saj, ndërsa ka pretenduar se është i paligjshëm.

Sipas gjyqtares, ndaj të cilës rëndon akuza e dyshimit për korrupsion, policia e ka patur të paqartë se në cilën gjykatë do të shoqërohej dhe deklaroi me tone të ashpra se e kanë lënë duke pritur për 5 orë në bodrumin e gjykatës së Shkallës së parë në Tiranë.

“Kam pesë orë që pres policinë të më shoqërojë. Pse nuk vijnë të më marrin, kanë harruar. Nuk ka shkresë shoqërimi. Unë s’kam asgjë, këto janë stisje të shtetit. Një police femër s’e kishit dhe më futët në bodrum të gjykates. S’u vjen turp. Unë nuk jam njeri ordiner. S’ka urdhër shoqërimi. Harrojnë gjyqtarin që e bënë zhele dy ditë, kot pa asnjë arsye. Qëllimi është me diskretit njerëzit, jo ore se jam njeri i gjallë”, u shpreh gjyqtarja e revoltuar.

E pyetur nëse arrestimi saj nga SPAK kishte lidhje me vendimin e një viti më parë në Durrës kur konsideroi nul zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ajo tha se kishte një vit që e priste arrestimin.

“Kam një vit që pres arrestimin pas vendimit për 30 qershorin. nuk më shqetëson fare. Jam e kënaqur që e bënë”, u shpreh ajo.

Gjyqtarja e Durrësit, por e komanduar prej disa muajsh në Gjykatën e Apelit  të Korçës, Mimoza Margjeka, u arrestua së bashku me tre persona të tjerë për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Margjeka, me detyrë gjyqtare, nëpërmjet bashkëshortit të saj, dekanit Cara, ka marrë një shumë prej 6.000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Gjyqtarja M. M., duke abuzuar me detyrën, kundrejt përfitimit të 6 mijë eurove, ka bërë ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit Korçë  për të arrestuarin O. B., i arrestuar për veprën penale  “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, nga “Arrest në burg” në garanci pasurore 500.000 lekë.

Gjykata vendosi masën “Arrest në shtëpi” për Mimoza Margjeka banuese në Tiranë, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës dhe e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit apo funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

22 vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, politikanët shqiptarë homazhe pranë memorialit “Vepra e tij frymëzon në çdo kohë”

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip