Skip to content
Të Gjitha

Të veshur si policë, autorët ishin 4! Zbardhen detaje të reja për atentatin e dyfishtë në Laç

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë tronditi Laçin dy ditë më parë.

Dy persona humbën jetën për shkak të një atentati, i cili besohet nga Prokuroria se ka qenë i paguar.

Në këtë atentat humbën jetën Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji 53-vjeç.

Bujar Lika ( Hasani) dhe Paulin Gjergji ( Markaj) ishin dy persona të njohur në botën e biznesit.

Një tjetër person ka mbetur i plagosur dhe është shtetasi 21-vjeçar, Kreshnik Tusha ndërsa nuk ka ende informacione për gjendjen e tij.

Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se Bujar Lika ka qenë i përfshirë në vrasjen e 2015 në zonën e Linzës ku në parkingun e një restoranti u ekzekutua me plumb në kokë, Enton Nikaj.

Kjo ka bërë që policia të ngrejë si pistën kryesore të hetimit, një hakmarrje për ngjarjet e së shkuarës. Lika në 2016 mundi të sigurojë pafajsinë nga gjykata e Apelit lidhur me vrasjen e Nikajt.

Lika njihej po ashtu edhe për lidhje të forta miqësore me kreun e një grupi kriminal kryesisht në fushën e lojrave të fatit.

Sipas “Report Tv”, se autorët e atentatit kanë qenë katër persona, mes tyre edhe Kreshnik Tusha, 21-vjeçari që mbeti vetë i plagosur gjatë përplasjes me armë dhe ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës.

Mësohet se atentatorët kanë qenë të veshur me uniforma të Policisë së Shtetit, në momentin që kanë kryer atentatin.

Madje Kreshnik Tusha, i cili mbeti i plagosur, mendohet se ka shkuar në shtëpi me ndihmën e personave të tjerë bashkëpunëtorë, ka hequr uniformën e policisë për të shkuar më pas në spital për t’u mjekuar.

Prokuroria është duke hetuar ngjarjen për zbardhjen e plotë të saj si dhe për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e oraganizatorëve të vrasjes së dyfishtë.

Paulin Gjergji, viktima e dytë