Skip to content
Aktualitet

Të shtëna me armë në Manati të Lezhës, plagoset 25-vjeçari, në kërkim autori

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës ku ka pasur plagosje me armë zjarri.

Sipas informacioneve të marra mësohet se i plagosur ka mbetur 25-vjeçari Paulo Bushi Ndoj, i cili ka marrë një plagë në këmbë.

I riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga krahu tjetër, Policia ka mundur të identifikojë autorin e krimit Xhulio Vokrri.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/ Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri 25-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori i dyshuar dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Më datë 17.09.2021, rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Xh.V.,  dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.B(N)., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.