Skip to content
Kryesore

Të shtëna me armë në Durrës, detajet e para

· 1 min lexim

Policia e Durrësit ka arrestuar një 49-vjeçar pasi dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu drejt një automjeti në aksin rrugor “Manzë-Maminas”.

Sipas uniformave blu, i arrestuari është Ardian Hoxha, i cili u konfliktua me një 26-vjeçar për një manovër të gabuar gjatë qarkullimit rrugor.

Debati mes tyre përshkallëzoi deri në përdorimin e armës, por fatmirësisht nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas ngjarjes, policia e Stacionit Manzë ndërhyri duke lokalizuar dhe arrestuar autorin në flagrancë. Materialet hetimore i janë dorëzuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.