Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Të rinjtë po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë

10:42 17/04/2024
Reading Time: 2 min lexim

Dy vitet e fundit, papunësia te të rinjtë është rritur, por të dhënat nga anketat e INSTAT tregojnë se punësimi te personat mbi 65 vjeç (pensionistët) po rritet ndjeshëm vitet e fundit.

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, 18% e personave mbi 65 vjeç ishin të punësuar, niveli më i lartë që nga tremujori i tretë 2022.

Më 2023, shkalla e punësimit mbi moshën 65 vjeç ishte mesatarisht 16.3%, nga rreth 14.8% në vitin 2022. Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm, punësimi i pensionistëve nisi të rritej pas vitit 2016, kur nisi fluksi i azilkërkuesve në Europë.

Më pas, rritja e punësimit në moshën e tretë nisi të forcohej pas pandemisë, kur flukset e emigrimit filluan të rriten sërish, duke lënë mangësi në tregun e punës.

Në njërën anë, hapësirat e lëna bosh nga të rinjtë në tregun e punës dhe në tjetrën pensionet e ulëta, po shtyjnë gjithnjë e më shumë pensionistët të punojnë.

Puna pas pensionit është e pranishme në të gjithë sektorët, madje edhe në sektorin publik.

Në qarqet e vendit, ende shumë pensionistë punojnë në sektorët e arsimit, shëndetësisë, etj., për shkak se nuk ka të rinj për t’i zëvendësuar.

Në të njëjtën periudhë, tregu i punës është bërë më pak tërheqës për të rinjtë.

Gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2023, sipas të dhënave nga Anketa e Forcës së Punës, ishin të punësuar mbi 253,5 mijë persona të moshës 15-29 vjeç, ose 21 mijë më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Të dhëna të detajuara nga INSTAT tregojnë se punësimi në këtë kategori ra me -7.7%.

Me përjashtim të periudhës korrik-shtator, kur është kulmi i turizmit, në tre tremujorët e tretë, numri i të punësuarve të grupmoshës 15-29 vjeç erdhi në rënie.

Rënia e punësimit në moshat e reja u shoqërua me rritje jo të zakontë të punësimit të pensionistëve (grupmosha mbi 64 vjeç). Sipas INSTAT, punësimi në këtë grup pati një zgjerim vjetor me gati 50% në tremujorin e fundit të vitit 2023.

Gati 82 mijë persona mbi 64 vjeç ishin në punë në tetor-dhjetor 2023, nga 54,5 mijë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Të dhënat tregojnë se ishin punësuar mbi 27 mijë pensionistë më shumë se në tremujorin e fundit të vitit 2022. Ka një tendencë vitet e fundit se kur bie punësimi i të rinjve ka më shumë të punësuar mes pensionistëve.

Punësimi i të rinjve po has në vështirësi vitet e fundit, duke reflektuar rikthimin e papunësisë, edhe pse tregu i punës ka shfaqur kërkesë të fortë, sidomos pas pandemisë./Monitor

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: instat

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Vrasja e Briken Sanajt te “Kodra e Diellit”, arrestohet në Gjermani Vladimir Kola

Vrasja e Briken Sanajt te "Kodra e Diellit", arrestohet në Gjermani Vladimir Kola

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip